Mlladen Milinkoviç i gëzohet fitores së arritur me Lushnjen, që rikthen normalitetin te kampionët pas humbjes së pësuar në shtëpi me Skënderbeun.

Trajneri serb, në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport” u shpreh:

“Fitorja na gëzon shumë, pasi morën një trepikësh pas humbjes me Skënderbeun. Pasi humbëm dy raste në pjesën e parë nuk ishim të qetë për të dalë në lojën tonë. Në pjesën e dytë shënuam dy gola, por duhet të shënonim edhe më shumë. Lushnja kishte 2-3 raste që mund të shënonte. Prandaj nuk jam i kënaqur, pasi kundërshtari ishte me 10 lojtarë dhe ne duhet të kishim luajtur më mirë”.

“Krijojmë raste, por nuk shënojmë, ndërkohë që lëmë edhe kundërshtarin të na krijojë raste të pastra”.

“Guri? Nuk kemi pasur lojtarë për krahun e djathtë. Nëse tregohet serioz, ai mund të luajë edhe si qendërsulmues, edhe si sulmues krahu”.

“A ju favorizojnë arbitrat? Edhe vjet, edhe sivjet nuk flas për arbitrat”.

Share: