Nuk ka fonde për goditje të shtrenjta, por Milan po punon ti dhurojë Gatuzos ndonjë përforcim. Një emer që pëlqehet që nga vera e kaluar, është mesfushori i Udinezes, Jakub Jankto. Çeku po zhvillon një sezon tepër të mirë në Friuli, por Udineze pretendon 25 milione euro për kartonin e tij.

Milan është gati të kalojë mbrojtësin Gomez që pëlqehet nga bardhezinjtë. Gomez ka një vlerë prej 8-10 milionë euro. Të pakten paguhet më pak për Jankton.

Kuqezinjtë preferojnë shkëmbimin e lojtarëve, huazim me të drejtë blerje me 10 milionë euro të tjera për Udinezen. Por friulanët nuk ulin çmimin e Jankto.

Klubet vazhdojnë bisedimet dhe së shpejti mund të zyrtarizohet kalimi i 21-vjeçarit çek nën urdhrat e Gatuzos dhe Gomez te Udineze

Share: