Pritej me interes të madh sot shorti i Milanit, që në turin e tretë kualifikues në Europa League do të përballet me rumunët e CSU Krajovës.

Kuqezinjtë janë favoritë të mëdhenj dhe është një ndër ndeshjet më interesante pikërisht për faktin se zbret në fushë një skuadër e famshme dhe mbi të gjithave një merkato yjesh këtë verë.

CSU Krajova doli e pesta në kampionatin rumun, por përfitoi nga fakti se CFR Kluzhi nuk mori licencë për ndeshjet në kupat e Europës, ashtu si Voluntari, që fitoi kupën e Rumanisë.

Share: