Skuadra e Milanit nuk po kalon një sezon të mirë, pavarësisht shumave të shpenzuara gjatë merkatos së verës. Tekniku Gatuzo kërkon me doemos të përforcohet gjatë merkatos së janarit dhe ka ndërmend disa emra.

Emri më i përfolur mësohet të jetë ai i Julian Brandt. Ylli i Bajer Leverkusenit po shkëlqen në Bundesligë dhe ka tërhequr vëmendjen edhe të shumë ekipeve të tjera, por Milani duket më i avantazhuar.

Në rast se kuq e zinjtë nuk arrijnë dot të sigurojnë shërbimet e 22-vjeçarit, atëherë do të hidhen në sulm për mesfushorin e Borusia Dortmundit, Veigël. Talenti gjerman cilësohet si një nga mesfushorët difensiv më të mirë në Gjermani.

Share: