Rikardo Rodriguez merr rrugën drejt Serisë A. Mbrojtësi zvicerian është një hap larg kalimit te Milani, teksa me shumë gjasa ky transferim do të realizohet në ditët e para të merkatos verore.

Drejtuesit kuqezinj kanë arritur marrëveshjen me ata të Volfsburgut, të cilët kanë rënë dakort që të shesin një nga lojtarët e tyre më të dalluar në vitet e fundit. Rodriguez ka qenë më parë edhe një objektiv i Interit, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët mes tyre.

Mësohet se Milani do të paguajë 15 milionë euro për mbrojtësin si edhe 3 milionë të tjera bonuse në bazë të paraqitjeve të tij. Me transferimin e tij, kuqezinjtë do të bëjnë një investim të mirë për krahun e majtë të mbrojtjes.

Share: