Milan ka zyrtarizuar sot një marrëveshje që flitej prej ditësh, por nuk bëhet fjalë për afrimin e ndonjë futbollisti, por marrëveshje sponsorizimi. Pas shumë vitesh e veshur me Adidas, nga 1 korriku i këtij viti, rosonerët do të vishen me “Puma”.

Edhe pse marrëveshja ekonomike nuk bëhet zyrtare e plotë, ajo mësohet se është rreth 12 milionë euro në sezon, por të ardhurat mund të rriten në varësi të rezultateve. Kështu Milani bëhet skuadra e dytë më e financuar nga sponsori teknik në Seria A pas Juventusit me “Adidas’’, pikërisht sponsori aktual teknik i Milan.

Si Milan ashtu edhe Puma e kanë konfirmuar si shumë të rëndësishme këtë kontratë, që do të zgjasë për disa vite.

Kështu edhe Milan i bashkohet trendit të ri Puma, ku janë edhe klube, si: Borusia Dortmund apo Arsenal, kombëtare si: Italia, Zvicra, Austria dhe jo vetëm.

Po ashtu edhe shumë yje të futbollit botëror janë të sponsorizuar nga Puma ku mund të përmendim: Bufon, Baloteli, Aguero, Grizman, Fabregas, Jaja Ture.

Tags: ,
Share: