Mateo Musakio do të jetë sipas të gjitha gjasave transferimi i parë i Milanit për merkaton e verës dhe nën pronësinë e Jonghong Li. Ky lajm tashmë qarkullon prej kohësh, por vetëm orët e fundit mësohet se drejtuesit e klubit kuqezinj kanë arritur një akord verbal me lojtarin në fjalë.

Mbrojtësi argjentinas i Vijarealit, por që ka edhe pasaportë italiane, është shprehur se do të ishte i lumtur nëse do të kompletohej transferimi i tij te Milani dhe se e dëshiron shumë këtë gjë.

Ky lajm vjen pas takimit disa orësh ditën e djeshme mes administratorit të ri, Marko Fasone dhe drejtorit sportive Mirabeli me trajnerin Montela ku kanë biseduar për të ardhmen dhe merkaton që do të zhvillojnë duke afruar lojtarë cilësorë.

Drejtuesit e lartë të Milanit kanë marrë miratimin e trajnerit për të filluar veprimet për transferimin e Musakios në Itali. Veç faktit se lojtari e dëshiron transferimin te Milani, një lajm i mirë është edhe ulja e çmimit të lojtarit nga 30 milionë euro në 18 milionë.

Gjithnjë e më tepër tashmë flitet edhe për një akord mes palëve, teska Musakio do të ishte një investim mjaft i mirë nga ana e kuqezinjve teksa që duan të rikthehen sërish të luftojnë për trofe dhe në Kupat e Europës.

Share: