Milani rikthehet te fitorja pas asaj humbjeje polemizuese ndaj Juventusit fundjavën e kaluar. Ekipi kuqezi arriti të marrë një fitore tepër të rëndësishme në shtëpi, teksa mposhti Xhenoan me rezultatin 1-0.

Ka mjaftuar një gol i Mati Fernandez ai që bëri diferencën në këtë përballje, duke I dhënë fitoren kuqezinjve që rikthehen sërish në garë për Kupat e Europës.

Edhe pse me shumë mungesa, ekipini drejtuar nga Montela u tregua cinik duke arritur të marrë tre pikë me një gol, por duke humbur edhe shumë raste të tjera për shënim. Tashmë kuqezinjtë mbajnë vendin e 7-të në renditje, me 50 pikë.

Share: