Laçi ka zhvilluar një ndeshje të mirë përballë Partizanit. Barazim pa gola, por edhe pika vlen. Trajneri i kurbinasve, Gentian Mezani ka folur për “Gol pas Goli”, në përfundim të ndeshjes. Ai tregon për objektivin në kampionat dhe atë të vërtetin të bardhezinjve. Laçi i ka marrë 7 pikë dhe nuk ka pësuar akoma gol nga të kuqtë, këtë sezon. Mezani e shpjegon se si ka ndodhur dhe nuk e preferon termin, “mace e zezë”.

BARAZIMI “Jam i kënaqur me këtë ndeshje dhe jemi munduar të jemi në ekuilibër. Nuk u futëm me mendimin për të barazuar, por për të sulmuar. Partizani vinte pas një fitore, ndërsa ne vinim pas një barazimi ndaj Teutës dhe kundërshtari kishte më tepër moral. Edhe terreni nuk na lejoi të dilnim në lojën tonë, por duhet të jemi të kënaqur me barazimin, pasi ishte kundërshtar direkt për pozicionin që kemi. Partizanin e lamë poshtë dhe kjo më ngroh pak.

OBJEKTIVI “Ne do të vazhdojmë objektivin tonë, Kupa e Shqipërisë. Na duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe padiskutim kjo renditje na ngroh. Objektivi në kampionat do të mbetet ndeshja e radhës.

MACE E ZEZË? Nuk do ta quaja Macja e zezë. Partizani ka një skuadër ndryshe nga ajo e dy fazave të para. Një ekip i vështirë dhe luan futboll të mirë. Fati ishte me ne. Ndoshta gabimet ishin më të pakta, por Partizani ka gabuar më shumë se ne dhe kjo na bëri të marrim shtatë pikë.

BARDHI “Kishim një problem, pasi Bardhi vjen nga një periudhë dëmtimi dhe po mundohemi të futet në ritmin e duhur që ishte në dy fazat epara. Ritmi i tij nuk është aty ku duhet, edhe kjo na ndikoi. Mendoj që pjesa e dytë ishte më ndryshe, por në pjesën e parë na kanë vënë disi më tepër në vështirësi.

Share: