Gentian Mezani, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Skënderbeun foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport për humbjen me korçarët. Një penallti në fund mund t’u kishte dhënë pikë, por edhe mund të kishin pësuar gol tjetër, pasi vendasit kishin raste të tjera

“Ka keqardhje pasi ishte një penallti që ndoshta na jepte mundësinë të merrnim një pikë. Skënderbeu pati goxha raste, bëmë lojën tonë. E rëndësishme është që skuadra u soll mirë në dy fazat. Normalisht lamë hapësira, kjo edhe prej lojtarëve që ka kundërshtari. Duhet ta pranojmë këtë rezultat dhe do kthehemi pa pikë në Laç”.

“Mbrojtja? Mendoj se avash avash do zgjidhet. Kemi punë përpara. Nuk është se jemi aq keq, por Qaqi vjen një lojtar që vjen nga dëmtimi. Në ndeshjen e shkuar luajti pak dhe në pozicion tjetër. Me kalimin e ndeshjeve do rritemi. Fangaj bëri një ndeshje të mirë, është djalë i ri dhe i zbatoi detyrat me përpikmëri”.

“Flamurtari? Ne do bëjmë të pamundurën, pasi është ndeshja që e luajmë në shtëpi. Do kërkojmë maksimumin e pikëve. Kushdo qoftë në fushën tonë nuk duhet të falim. Do mundohemi gjatë javës të zgjidhim disa defekte që pamë sot. Nuk ka hakmarrje, është thjesht një ndeshje e radhës”.

Share: