Gentian Mezani është i kënaqur me kualifikimin, por jo me çfarë shfaqi skuadra në pjesën e parë. Në të dytën, Rexhinaldo shënoi dhe mbylli llogaritë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku i bardhezinjve i kërkon ekipit të jetë gjithmonë i përqëndruar dhe të mos neglizhojnë kurrë. Gjysëmfinalet janë të forta dhe vlonjati i kurbinasve nuk ka preferenca.

KUALIFIKIMI “Ne i gëzohemi kësaj ndeshje dhe kalimit në gjysëmfinale. Të gjitha do të jenë skuadra të forta, ndaj asgjë nuk ka mbaruar. Për momentin, duhet t’i kënaqemi këtij rezultati të sotëm dhe të shohim përpara për ndeshjen e radhës”.

LUFTETARI “Sinqerisht e kisha menduar që do të ishte e vështirë. Edhe pse e fituam ndeshjen, e kishim të vështirë. Nëse pësonim gol, do të rrezikonim. Ka qënë një neglizhim i skuadrës dhe do u tërheq vëmendjen djemve, ashtu siç bëra në pushimin e ndeshjes. Kur futemi në fushë, duhet të bëjmë maksimumin dhe nuk duhet të neglizhojmë nga rezultatit i ndeshjes së parë. Nëse sot e mbyllnim që në pjesën e parë, do lija disa lojtarë pushim në pjesën e dytë, për ndeshjen e kampionatit, po me Luftëtarin.

REZULTATI I NDESHJES SË PARË “Rezultati 3-0 në Laç na dha pak siguri dhe ngrohtësi, por ishte e rëndësishme të qëndronim me këmbë në tokë dhe të vazhdonim të motivuar. Do rrezikonim nëse pësonim në pjesën e parë, por kjo nuk ndodhi. Luftëtarit i mungonin disa lojtarë që do të bënin diferencën dhe vështirësia do të ishte më e madhe, por fati na buzëqeshi dhe e fituam ndeshjen”.

SKËNDERBEU E KA KUPËN DYTËSORE “Çdo skuadër është e fortë në gjysëmfinale. Duhet të jemi jashtëzakonisht të përqëndruar, se të gjitha janë skuadra që të vënë në vështirësi dhe janë shumë të mira. Nuk mendoj se Skënderbeu do të toleronte, pasi edhe ata e kërkojnë Kupën. Nuk e mendoj fare atë pjesë, sepse do të gaboja. Skuadrës i duhet të përqëndrohet maksimalisht, pasi kushdo që do të na dalë para, do të jenë shumë të fortë.

MUNGESAT E LUFTËTARIT “Unë formacionin e mora vesh në momentin e fundit dhe nuk mund të prisja se do të gaboja. Sportistët patën tolerim dhe kjo mund të ishte fatale. Nëse do e zgjidhnim që në pjesën e parë, do të ndryshoja lojtarë në të dytën. Më pas doli dhe Kallaku me të kuqe dhe gjërat u komplikuan”.

 

 

 

 

Share: