Hap fals për ekipin e Laçit. Bardhezinjtë nuk kanë shfrytëzuar barazimin midis Kukësit dhe Flamurtarit. Kanë bërë të njëjtën gjë, por pa gola. 0-0 me Teutën dhe tekniku Mezani kapet me euforinë.

Sot lamë dy pikë.Lojtarët janë të rinj dhe euforia bën të veten. Duhet të punojmë dhe ta rregullojmë këtë gjë. Sa më shpejt më mirë, pasi vazhdimësia është gjëja më me rëndësi“. Kështu e nis prononcimin për “Gol pas Goli”, Gentian Mezani, tekniku i kurbinasve. 

Kupa na lodhi, sepse shpenzuam shumë energji. Donim ta arrinim kualifikimin ne fushën tonë dhe pothuajse ja kemi arritur. Sot falëm një pjesë loje dhe kjo nuk tolerohet. Duhet ta zgjidhim ndeshjen shpejt dhe duhet të jemi më altruist me njëri-tjetrin. Tashmë na pret Partizani dhe do motivohemi vetë. Besoj shumë te këto djem të ri. Do vazhdojmë të punojmë në qetësi dhe do përmirësohemi“, përfundon Mezani i Laçit.

Share: