Leo Mesi, futbollisti i Barcelonës dhe Argjentinës, ka folur në lidhje me kritikat që e shoqërojnë atë kur luan me Kombëtaren e tij, teksa është shprehur se nuk i intereson çfarë thuhet, pasi edhe ai do të fitojë ashtu si edhe tifozët, të cilëve u kujton medaljen e artë të fituar në Olimpiadën e vitit 2008-të.

“Kritikat që marr nuk janë diçka për të cilat shqetësohem, sepse kam njohuri mbi ato çka ndodhin. I kuptoj njerëzit që gjithmonë duan nga ne të fitojmë dhe presin t’i gëzojmë me trofe, por të gjithë ne që luajmë për Kombëtaren duam të fitojmë tituj gjithashtu.

“Medalja e artë në Olimpiadën e vitit 2008 është një fitore që vlerësoj si më të rëndësishme, pasi është një turne që mund të luash vetëm një herë në jetën tënde dhe përfshin shumë atletë të disiplinave të ndryshme”, ka deklaruar Mesi për Esquire.

Tags:
Share: