Gornik Zabërzes mposhti dje Legian e Varshavës me rezultatin 3-1, ndërkohë që Armando Sadiku e nis aventurën e tij në Poloni me gol, por që nuk pati vlerë për skuadrën e tij.

Trajneri i Legias, Jacik Magiera, pas ndeshjes u shpreh i lumtur për paraqitjen e Sadikut, që sipas tij duhet të marrin shembull të gjithë lojtarët.

“Goli i Sadikut ishte një ngushëllim, sigurisht nuk na shpëtoi nga humbja, por tregoi se lojtari ka dëshirë për të dhënë më të mirën e tij në fushë, gjë që mungoi nga pjesa tjetër e skuadrës”.

“Sadiku tregoi se ka qenë një blerje e goditur, të paktën në debutim dhe shpresoj që ai të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë. Ai luftoi për çdo top dhe në fakt këtë gjë duhet të bëjë dhe skuadra në ndeshjet në vazhdim, sepse vetëm duke punuar shumë mund të arrijmë të fitojmë. Besoj se morëm të gjithë një mësim të mirë”.

Foto: Mateusz Festuca
Foto: Mateusz Festuca
Share: