Arsen Venger do të qëndrojë te Arsenali, të paktën edhe për një vit. Ky është vendimi që kanë marrë pronarët e klubit anglez, edhe pse skuadra e tyre është në formë të keqe këtë vit.

Pas protestave të tifozëve që ndodhën menjëherë pas humbjes ndaj Uest Brom në transfertë, u mendua se do të vinte shkarkimi i francezit, por ndodhi e kundërta.

Venger ka ende besimin e pronarëve, edhe pse këtë sezon mund të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve pas shumë vitesh.

Share: