Merr fund makthi i Mauro Ikardit përsa i përket Kombëtares. Trajneri i ri i Argjentinës, Horge Sampaoli, e ka grumbulluar sulmuesin e Interit pas një periudhe të gjatë mungese pas përplasjes me ish – trajnerin Edgardo Bauza.

Trajneri i ri ka publikuar listën për ndeshjen eliminatore kundër Brazilit, ku bie në sy Mauro Ikardi, Leandro Paredes dhe Papu Gomesh. Më në fund te Argjentina e kanë kuptuar se edhe Ikardi është i nevojshëm për të dhënë kontributin e tij që Kombëtarja albi-celeste të arrijë në Botërorin Rusi 2018.

Ja lista e Argjentinës

Portierë: Romero, Guzman, Rulli
Mbrojtës: Maskerano, Mammana, Merkado, Otamendi
Mesfushorë: Salvio, Bilia, Banega, Lanzini, Paredes, Guido Rodriguez
Sulmues: Mesi, Higuain, Hoakin Korrea, Papu Gomez, Ikardi, Di Maria, Dibala

Share: