Të gjithë bien dakort për merkaton e janarit. Kohë e limituar për të vepruar, pak alternativa dhe gjithmonë e rrezikshme nësë fillon e merr peshë si merkato. Lëvizjet bëhen në verë, ndërsa janari shërben vetëm për të rregulluar diçka.

Por ka dhe të mirat e veta. Dikush përfundon gjithmonë në stol dhe vjen mundësia për të ndërruar ambient. Disa vende e mbyllin herët e disa të tjerë më vonë. Një pjesë “flirtojnë” dhe me shkurtin dhe jo vetëm.

Kampionatet kryesore, ku merkato vazhdon edhe ca janë:

Portugalia – 2 shkurt

Argjentina – 6 shkurt

Zvicra – 15 shkurt

Rumania – 19 shkurt

Rusia – 24 shkurt

Kina, Bullgaria, Polonia – 28 shkurt

Japonia – 30 mars

Suedia – 31 mars

Brazil – 2 prill

SHBA – 1 maj

 

Share: