Partizani dështoi në merkaton e verës dhe tashmë po mendon të korrigjojë gabimet e bëra, madje tashmë të kuqtë kanë nisur të pëshpërisin sërish për titullin.

Merkatoja ka nisur me afrimin e Lukas Kardozos nga Pelisteri, ndërkohë që sot nën urdhrat e Sulejman Starovës është vënë edhe mesfushori Bruno Telushi.

Për sulmin kërkohen sërish përforcime dhe tregu i Kosovës është ndër të lakmuarit. Dy emra kanë dalë së fundmi, teksa thuhet se kanë nisur bisedimet.

Njëri është Betim Haxhimusa, ndërsa tjetri Mirlind Daku. Me këtë të fundit kanë nisur tratativat shkruan “Gazetaolle.com”, madje sulmuesi 19-vjeçar që ka shkëlqyer me Llapin e ka marrë ofertën e Partizanit. Tashmë do shihet nëse lojtari do e pranojë ofertën e bërë.

Share: