Ledian Memushaj do të mbetet në Serinë A dhe Benevento është skuadra që duket se do të gëzojë shërbimet e mesfushorit vlonjat, pasi do ta huazojë atë me detyrim blerje.

Në arkat e Peskarës do të shkojnë 700 mijë euro dhe marrëveshja pritet të finalizohet ditën e hënë, sikurse shkruhet në mediat italiane. Më parë Sioni kishte ofruar deri në 500 mijë euro, por “delfinët” e refuzuan atë.

Largimi i Memushajt ka të bëjë me dy faktorë, i parti lidhet me zgjedhjet e Zeman, që do të shkëputet nga e shkuara për të krijuar një ekip të ri dhe nuk dëshiron që të krijojë pakënaqësi me kapitenin e skuadrës.

Gjithashtu edhe vullneti i Memushajt dhe menaxherit të tij për të qëndruar në Serinë A ka qenë vendimtar, pasi për mesfushorin kjo është një mundësi e “artë” për të luajtur në nivelet më të larta.

Share: