Një lajm i mirë për teknikun Fabio Groso, ai që vendosi: “Memushajn e dua në ekip”, por edhe për gjithë Barin.

Memushaj është dakort për t’u transferuar në Pulja. Vlonjati ka arritur akordin me barezët dhe tani pritet vetëm Benevento.

Më saktë, e shtuna zgjidh situatën. Benevento udhëton në transfertë përballe Bolonjës. Ajo pritet të jetë ndeshja e fundit e mesfushorit me “Shtrigat”, për të kaluar në një kategori më poshtë me Barin për të tentuar përsëri rikthimin në elitë.

Benevento e mori në huazim Memushajn nga Peskara, me detyrim blerje për 500 mijë euro. Bari është gati për të paguar një shumë pak më të vogël, por ofron dhe një kontratë deri në 2020 për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare.

Share: