Ledian Memushaj dhe Peskara i kanë rrugët e ndara mes tyre, teksa mbetet vetëm të mësohet se cili do të jetë klubi që do të përfitojë shërbimet e mesfushorit vlonjat të Kombëtares shqiptare.

Sioni dhe Benevento janë dy klubet që kanë këmbëngulur më së shumti për Memushajn, me Tramexanin që e do atë në Zvicër.

Gjatë këtyre ditëve priten zhvillime të rëndësishme, pasi mësohet se Benevento po kërkon ta huazojë me të detyrim blerje Memushajn. Shifra Nuk tregohen, por mediat italiane raportojnë se marrëveshja nuk do të vonojë të vijë.

Kapiteni i Peskarës rinovoi në verë me ekipin e tij aktual, ndaj janë drejtuesit e klubit që vendosin për të ardhmen e tij. Më parë në media është shkruar për një ofertë prej 500 mijë eurosh të bërë nga Sioni, por italianët e kanë refuzuar.

Share: