Ledian Memushaj në udhëkryq. Mes Beneventos dhe Barit, mes Serisë A dhe Serisë B, me Gjimshitin apo me Bashën.

Dy klubet do takohen sot, për të vendosur për të ardhmen e mesfushorit shqiptar. Bari insiston në afrimin e tij, ndërsa Benevento ka ndryshuar mendim.

Fitorja kundër Sampdorias dhe paraqitja e mirë e Memushajt kanë ndryshuar mendimin e Beneventos. Ata kërkojnë ta mbajnë dhe të vazhdojnë luftën për të mbijetuar.

Nga ana tjetër, Bari nuk dorëzohet. Barezët kërkojnë rikthimin në Serinë A dhe duan shërbimet e vlonjatit për të ndihmuar në arritjen e objektivit.

Sot, zgjidhet përfundimisht dhe situata e Memushajt.

 

Share: