Peskara – Memushaj është një histori e së shkuarës, pasi e ardhmja e vlonjatit për sezonin e ri futbollistik është Benevento, që këtë verë huazoi nga Atalanta Berat Gjimshitin, ndërkohë që u lakuan te kjo skuadër edhe Arlimd Ajeti dhe Rei Manaj.

Marrëveshja është bërë e ditur prej ditësh në mediat italiane, me Beneventon që e huazon mesfushorin me të detyrim blerjeje për 700 mijë euro.

Në Itali ky operacion merkatoje konsiderohet i mbyllur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi. Memushaj donte shumë ta vijont karrierën në Serinë A dhe tashmë ndahen nga delfinët, që.për kartonin e lojtarit të Kombëtares patën çaguar 200 mijë euro te Leçe.

Share: