Kombëtarja U-19, e cila drejtohet nga Erjon Bogdani, do të marrë pjesë përsëri në turneun “Roma Caput Mundi”. Ky turne zhvillohet në Fiuggi të Italisë nga datat 18-23 shkurt. Përveç kuqezinjve marrin pjesë dhe Greqia, Malta dhe skuadra e rajonit të Lacios. Vitin e kaluar, turneu u fitua nga djemtë e Bogdanit dhe sivjet tentohet përsëri fitimi i kupës.

E nisim me Maltën dhe përfundojme me Lacion. Programi i 3 ndeshjeve është si më poshtë.

SHQIPËRI-MALTË, 19 shkurt, ora 15:00

SHQIPËRI-GREQI, 20 shkurt, ora 15:00

C.R LACIO-SHQIPËRI22 shkurt, ora 15:00

 

Ndeshja finale e turneut do të zhvillohet më 23 shkurt në orën 10:30.

Sikundër edhe edicionin e kaluar, edhe këtë vit jemi pjesëmarrës në një turne të tillë që na shërben jo pak për konsolidimin e grupit, gjendjen fizike e sportive të lojtarëve. Njëherësh të tilla evente shërbejnë shumë edhe për evidentimin e lojtarëve të rinj, vlerësimin dhe ecurinë e tyre. Në këtë turne kam përfshirë edhe 12 futbollistë nga kampionati shqiptar për këtë moshë, dhe së bashku me stafin do të vlerësojmë ecurinë e tyre. Janë një pjesë e lojtarëve që gjatë gjithë kohës ndiqen dhe vëzhgohen nga stafi. Do të provojmë sërish të shkojmë deri në fund të turneut, pse jo për të sjellë një tjetër trofe“, foli trajneri Bogdani për faqen zyrtare të FSHF-së.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për turneun “Roma Caput Mundi”:

 

lista-u-19

 

Share: