Partizani nuk do të ketë në ndeshjen me Skënderbeun në dispozicion Arbor Fejzullahin, i dëmtuar në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Naftëtarin.

Lojtari i linjës së djathtë do të mungojë edhe këtë javë, ndërkohë që me shumë gjasa në prapavijën e të kuqve do të ketë sërish lëvizje, pasi ky repart në ndeshjet e para ka shfaqur probleme.

Renato Malota, autor i një goli ndaj Naftëtarit në Kupë, ka shumë mundësi që ta nisë si titullar në Korçë shkruan “Sport Ekspres”. Mbrojtësi lezhjan e ka lënë me kohë pas dëmtimin dhe tanimë pret të luajë edhe në kampionat.

Mbetet për t’u parë se kush mund të përfundojë në stol nëse një lëvizje e tillë do të bëhet ndaj korçarëve. Sot dhe nesër do të shihet gjithçka gjatë seancave stërvitore.

Share: