Kamza ka regjistruar vetëm një humbje këtë sezon, atë me Kukësin në javën e parë të kampionatit. Skuadra e Ramadan Ndreut më pas ka marrë tre barazime dhe së fundmi dy fitore, të cilat e kanë ngjitur në kuotën e 9 pikëve, aq sa ka edhe Flamurtari i vendit të tretë.

Në sfidën e së dielës në Vlorë për Kamzën rikthehet Ivan Fushtar, i ndëshkuar me karton të kuq në Gjirokastër, ndërkohë që nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik Mërgim Neziri.

Mbrojtësi i krahut të majtë plotësoi numrin e kartonëve, pasi ndaj Vllaznisë mori të verdhin e katërt dhe duhet të pushojë një javë për të qenë gati për ndeshjen me Laçin.

Kuqi gjithashtu ka pasur probleme dhe mungesa e tij do të prishte punë për numrin e të huajve, pasi në rast se nuk do të jetë gati, atëherë dy vende në formacion zihen nga Fushtar dhe Lelis në qendër të mbrojtjes.

Share: