Një premtim i bërë duhet të jetë një premtim i mbajtur. Pasi arriti të sigurojë mbijetesën në javën e fundit të Serisë A, trajneri i Krotones, ka bërë atë që kishte thënë në rast se do të ndodhte mrekullia.

Ai premtoi se do të përshkruante Italinë nga Jugu në Veri me biçikletë. Nga Kalabria ku ndodhet Krotone deri në Piemonte, Torino, aty ku në dyert e “Filadelfia”-s së re, pra stadiumit granata.

Dikur Nikola ka luajtur për Torinon ndaj edhe e zgjodhi këtë destinacion, teksa në fund të këtij udhëtimi deklaroi: “Falënderoj tifozët e Torinos për pritjen dhe jam i lumtur që arrita të mbaj premtimin”.

Share: