Albian Ajeti u ble këtë verë nga St. Gallen për një milionë euro, shumë që klubi gjerman i Augsburgia e kishte paguar në janarin e vitit 2016 për ta marrë nga Bazeli.

Gjatë kësaj vere ish-klubi i tij e tentoi sulmuesin ta rikthente, por transferimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme, kur edhe Ajeti është prezantuar si lojtari më i ri i Bazelit.

Për kartonin e tij janë paguar mbi tre milionë euro sikurse raportohet në mediat zvicerane, ndërkohë që 20-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, që e e lidhe me Bazelin deri në verën e vitit 2022.

 

Share: