Argjend Malaj është çliruar disi. Për një futbollist të qëndrojë pa luajtur është shumë e vështirë, por mesfushori tani është kthyer dhe i kish munguar shumë fusha e blertë.

Ramadan Ndreu e kërkoi te Kamza dhe dje luajti nga minuta e parë kundër Kukësit. Në fund iu gëzua fitores dhe rikthimit në fushë pas nëntë muajsh. Falënderimet i ka të shumta:

Falënderoj Zotin që e ka bërë të mundur këtë ditë të sotme që unë të rikthehesha në fushë dhe të luaja ndeshjen e parë pas 9 muajsh. Asgjë nuk ishte e thjeshtë, por falë familjes time që më ka qëndruar pranë dhe me ka mbështetur dhe falë Ervin Meqikukiqi çdo gjë ka kaluar me sukses. E fundit, por jo me pak e rëndësishme, është edhe ekipi i Kamzës, që më ka suportuar dhe ka pasur besim tek unë“.

 

Share: