Kilian Mbape është lojtari i momentit në Francë, por jo vetëm. Mesfushori po zhvillon një super sezon me skuadrën e Monakos, teska pas asaj shfaqes së mbrëmshme ndaj Sitit vjen edhe surpriza e radhës.

Trajneri i Kombëtares franceze, Didier Deshamps ka vendosur që të grumbullojë Mbapen për dy ndeshjet e radhës.

Kombëtarja e “gjelave” do të përballt më 25 mars me Luksemburgun për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”, ndërsa më 28 mars do të sfidojë Spanjën në një ndeshje miqësore mes dy ekipeve elitare të Europës.

Tashmë Mbape do të bëjë edhe debutimin e tij zyrtar me Kombëtaren e tij, e cila është padyshim një ëndërr e realizuar për mesfushorin 18 vjeçar që luan te Monako.

Share: