Kilian Mbapé është kthyer në shtëpi. Djaloshi 18-vjeçar, lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, ka lindur në Paris, aty ku kthehet tashmë, për të veshur fanellën e PSG-së.

“Kam folur me trajnerin, dua të përmirësohem në krahasim me sezonin e shkuar dhe këtu do të kem mundësinë të mësoj nga këta kampionë të mëdhenj. Nuk ka të bëjë ardhja e Nejmarit, këtu ka shumë kampionë të tjerë dhe do të shkoja te PSG edhe pa firmosur Nejmar”, deklaroi sot gjatë konferencës së prezantimit ylli francez.

Në fund të sezonit të shkuar Mbape deklaroi se do të qëndronte te Monako, por: “Dëshiroja të qëndroja, por më vonë ndodhën disa gjëra që më bënë të ndryshoj ide. Çfarë? Do ta them në momentin e duhur, e di që shumë njerëz presin ta mësojnë, por do flas së shpejti”.

Pse PSG dhe jo Reali? “Gjithë verën u thashë klubeve të interesuar që dëshiroja të qëndroja te Monako, por më pas gjërat ndryshuan. Avokatët e mi kanë peshuar protë dhe kundrat dhe kam zgjedhur PSG-në, sepse ishte projekti që do të më lejonte më shumë nga të gjithë të rritem dhe të fitoj”.

Share: