“Ekipi ka marrë një pushim të detyrueshëm, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve kanë gati dy sezone që nuk pushojnë. Lojtarët do të rrinë dy javë pushim pasiv, nuk u lejohet të bëjnë asnjë aktivitet. Ndërsa pas dy javëve do të nisin me plan individual të detajuar për secilin lojtar”, kështu tha Sulejman Starova në “Panorama Sport” pak ditë pasi Partizani mori pushimet, por ky rregull nuk është se po zbatohet.

I pari që e thyen është Mentor Mazrekaj, i cili la edhe dy vite kontratë me të kuqtë, por në Kosovë e pret Prishtina.

Si çdo verë tjetër, Mazrekaj merr pjesë në një turne të përvitshëm në kalceto në Prishtinë, duke thyer kështu rregullin e vënë nga Starova, por ka edhe diçka tjetër, ai nuk është më trajneri i Partizanit.

Nëse atë rregull e ka vendosur Moxhi, atëherë me të vërtetë mund të ketë probleme për lojtarin…

Share: