Hamburgu e ka nisur mirë kampionatin, teksa ka arritur të fitojë dy përballjet e para në Bundesligë, ku fillimisht mundi Augsburgun me rezultatin minimal 1-0, ndërkohë dje fitoi një ndeshje të vështirë në transfertë.

Në fushë nga minuta e para ishte edhe mbrojtësi Mërgim Mavraj, që rikthehej në Këln, por si kundërshtarë, në një ndeshje speciale që për të zgjati vetëm një orë.

Mbrojtësi i rikthyer nga dëmtimi u ndëshkua në minutën e 59-të me karton të kuq, pas dy të verdhëve. Mavraj që në të 3’ minutë kishte marrë të verdhë dhe i dyti e penalizoi atë dhe skuadrën, por në fund Hamburgu triumfoi me rezultatin 1-3.

Image may contain: 1 person, text

Share: