Mërgim Mavraj e thotë hapur që mes Italisë dhe Shqipërisë nuk pati diferencë, pavarësisht se lojtarët e tyre luajnë në klube të mëdha. Në Supersport ai u shpreh se kundërshtari ishte nervoz, por kishte durim dhe priti momentin për ta goditur Shqipërinë.

“Besoj që në gjithë eliminatoret ka rëndësi ku luajmë, ndërsa sot jo. Nuk u tregua diferenca mes mbrojtjes së tyre që luajnë në Milan dhe Juventus, apo mbrojtjes sonë. Njëjtë edhe në mesfushë e sulm. Normalisht kur bën 10 ndeshje shihet diferenca”.

“Në fillim ishin nervozë, e kanë ditur që janë në presion dhe nuk durohej të humbnin. Por ata e dinë se u duhet vetëm një rast të shënojnë dhe e kanë pritur atë moment, si një skuadër e madhe. Por nuk është se ata kanë luajtur më shumë se ne”.

“Do e shoshim kush luan ndeshjet e radhës, ndoshta kthehet Loriku (qesh). Për mua nuk ka rëndësi. Sot nuk u dallua që unë dhe Veseli luanim për herë të parë dhe kjo është diçka e mirë për skuadrën tonë”.

“Ne kemi forcë për t’u rikthyer dhe është një cilësi që e kemi. Me Zvicrën e treguam me një lojtar më pak, apo me Italinë e Spanjën që njerëzit kanë menduar se do mundnin thellë. Pavarësisht se kush do luajë, kombi ynë njihet për rezistencën”.

Share: