Hamburgut i janë rikthyer hijet e rënies nga Bundesliga, teksa në pesë ndeshjet e fundit ata kanë humbur katër herë, duke bërë që situata në klubin gjerman të përkeqësohet.

Këto humbje kanë bërë që mediat në Gjermani të analizojnë edhe shkakun e këtyre rezultateve negative, teksa mbrotja është reparti më i kryqëuar.

Nuk mbetet jashtë as Mërgim Mavraj, që së bashku me shokët e repartit janë konsideruar si “bidonë” në ndeshjen e fundit me Augsburgun, teksa u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi e Hamburgut, duke u renditur në vendin e 16-të me 4 pikë më shumë se Ingolshtadi i vendit të parafundit.

bungesliga

Share: