Flamurtari momentalisht ndodhet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me shtatë pikë, tre më pak se skuadra e Skënderbeut, që madje edhe pikët më shumë i ka prej fitores së ndeshjes direkte.

Nisja është shumë e mbarë për vlonjatët, por të mungojnë problemet te kuqezinjtë është diçka e pakonceptueshme, por zgjidhja që po i bëhet çështjes “Alvesh” trego maturi.

Sulmuesi brazilian reagoi ashpër së fundmi pas kritikave të trajnerit Duro, por në klub kjo çështje është zgjidhur brenda familjes dhe këtë herë nuk ka masa.

Ecuria dhe harmonia në ekip është shumë e rëndësishme, ndaj është parë e arsyeshme të mos ketë vendime drastike. Flamurtari ka një sfidë të rëndësishme në mesjavën e ardhshme, teksa do të përballet me Vllazninë në Shkodër.

Share: