Dejvi Bregu mund të ndryshojë destinacion. Dëshira e madhe e sulmuesit anësor është që të luajë jashtë vendit dhe ofertat në fakt nuk i kanë munguar.

Duke qenë nën kontratë, klubet që kanë dashur shërbimet e vlonjatit, s’ia kanë dalë të bindin Luftëtarin. Gjithsesi në verë ai del lojtar i lirë, pasi i mbaron kontrata. Në media është raportuar për një kalim tijin te Skënderbeu, por ende nuk ka asnjë zyrtarizim dhe duhet pritur.

Sipas asaj që raporton gazeta “Panorama Sport”, Matersburgu është futur në garë për Bregun dhe mund të nënshkruajë një parakontratë me të.

Te Skënderbeu duhet të ‘tremben” nëse nuk i kanë kopsitur letrat më parë.

Share: