Edi Martini, ish-sulmuesi dhe ish-trajneri i Vllaznisë, ka qenë një ndër ata që gjatë verës ka parashikuar një Vllazni ndryshe, që do të bënte mirë dhe që do të luftonte për një vend në Kupat e Europës.

Për të ndodhur kjo duhet ende kohë, pasi kuqeblutë momentalisht janë ndër ekipet e rrezikuara për të rënë një kategori më poshtë. Vjet shpëtuan në javën e fundit dhe atë situatë në Shkodër nuk do që të përsëritet.

Së fundmi Martini ka shprehur habinë e tij për situatën në klub, teksa në llogarinë e tij në “Facebook” shkruan:

“Kam parë e kam dëgjuar se një ekip nuk shkon mirë se s’ka lek, por as kam parë e as kam dëgjuar që një ekip që ka 800 milionë, duhet me rilind siç ndodh në Shkodër. Është e vërtetë se duhet president, por është edhe më e vërtetë se po pat dashamirësi dhe bashkëpunim, ekipi ec përpara. Më vjen keq që punët kanë shkuar deri në pikë te hallit, por jam i bindur se Vllaznia me ato lekë që ka duhet të ishte në 4 vendet e para”.

edi-martini-status-pc

Share: