Kualifikimi i Liverpulit për në Ligën e Kampionëve pritet të sjellë shume benefite. Të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klop i ndan vetëm një fitore në ndeshjen e fundit të Premier Ligës ndaj Midëllsbrout për të siguruar minimalisht vendin e katërt në renditjen e përgjithshme.

“The Reds” do të rikthehen mes më të mirëve të Europës pas dy sezonesh, teksa kjo gjë pritet t’i ndihmojë edhe në merkaton e verës për te afruar lojtarë cilësorë. Nga mediat angleze mësohet se synimi i Klop është ish – lojtari i tij te Borusia e Dortmundit, Marko Rojs.

Trajneri i Liverpulit ruan ende një marrëdhënie të veçantë me “yllin” gjerman, gjë e cila mund të ndikojë edhe në këtë tratativë. Ndërkaq, klubi anglez është i gatshëm të kënaqë edhe Dortmundin me një ofertë të mirë për Rojs, që prej kohësh është një nga dëshirat e mëdha të Liverpulit.

Share: