Mark Markez ia del në Valencia të fitoj titullin e gjashtë kampion në Moto GP dhe të katërtin në klasin mbretëreshë. Tashmë përpara vetes ka vetëm Duhan, Rosi dhe D’Agostino dhe rekordet që duhen thyer. I nisur i pari nga pole position, ai tremb gjithë tifozët e tij me rrëshqitjen që në xhiron e parë, duke dalë jashtë piste dhe për t’u rikthyer sërish në garë.

Por nëse Markez rrëzohet dhe kthehet sërish, ishte rivali i tij i këtij viti, Doviciozo, që rrëzohet duke i dhënë titullin kampion spanjollit të Hondës pa u mbyllur gara. Në fund ishte Pedroza që fiton garën dhe Zarko e Markez që plotësojnë podin.

Gjatë këtij sezoni Markez jo vetëm rikonfirmohet kampion, por edhe bëhet piloti më i ri që fiton 6 herë titullin kampion dhe ka thyer rekordin e pole position këtë sezon, duke arritur në 73 në karrierë më shumë se kushdo tjetër në këtë sport.

Vitin e ardhshëm do të jetë objektiv kapja e Duhan me 5 tituj në klasin më të lartë dhe më pas të vendosë në rreth idhullin e tij, Valentino Rosin.

Share: