Mario Manxukiç ishte një nga golashënuesit e Juventusit në gjysmëfinalen e kthimit kundër Monakos që u fitua me shfirat 2-1, por tani e sheh veten në telashe. Sulmues kroat rrezikon të mos luajë në finalen e Kardifit, teksa shkak për këtë gjë mund të jetë një gjest anti – sportiv.

Në minutën e 71’ të ndeshjes, Manxukiç goditi me brryl Fabinjon, por kjo gjë nuk u vu re nga arbitri. Megjithatë, pamjet filmike tregojnë qartë atë që ka ndodhur dhe tani pritet që të mblidhet Komisioni i Disiplinës në UEFA për të shqyrtuër këtë ngjarje.

Padyshim një lajm i keq ky për Juventusin, por edhe për vetë lojtarim që rrezikon vërtet shumë. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse Komisioni i Disiplinës do të marrë parasysh pamjet filmike apo jo.

Share: