Ali Ibrahimi, mesfushori 25-vjeçar që para pak kohësh shënoi një gol që u cilësua si ai famshmi i Maradonës, ka bërë hapin më të madh në karrierë, duke kaluar nga liga e katërt në Gjermani në Bundesliga 2.

Mesfushori ka firmosur një kontratë 2+1 me Sandhauzen dhe në verë do t’i bashkohet skuadrës ku luan një tjetër shqiptar i Kosovës, mbrojtësi Leart Paqarada.

Deri në fund të szonit Ibrahimaj do vijojë të luajë me Valdhof Majnhajm dhe më pas në verë do të nisë aventurën e tij të re në futbollin gjerman. Këtë sezon ai ka arritur të shënojë katër gola me skuadrën e tij, që kryeson grupin e vet dhe është kandidat për t’u ngjitur në Ligën e tretë.

Share: