Maqedonia ka shpallur listën për dy ndeshjet që do të luajë ndaj Shqipërisë dhe Izraelit, teksa bien në sy në të plot katër futbollistë shqiptarë, të cilët mbrojnë ngjyrat e tyre.

Njëri prej tyre është Ferhan Hasani, kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, ndërkohë që nuk mund të mbetet jashtë Ezgjan Alioski, i cili është shok skuadre te Lids junajtid me Kaleb Ekuban, ish-sulmuesin e Partizanit.

Një tjetër talent shqiptar i ftuar është Enis bardhi, i cili u transferua këtë verë në Spanjë te Levante. Nga kampionët e Maqedonisë, Vardari, është ftuar mbrojtësi Visar Musliu.

Share: