Maqedonia do të ketë në përbërje 3 futbollistë shqiptarë për ndeshjen e sotme kundër Shqipërisë. Pas fitores në Izrael, trajneri Angelovski nuk do të bëjë asnjë ndryshim në formacion. Maqedonia do të luajë me një skemë me dy sulmues, me mesfushorët Bardhi e Alioski që do të qëndrojnë pas dy sulmuesve.

Dimitrievski do të jetë në portë, mbrojtësi  nga Gostivari Visar Musliu do të luajë ndeshjen e dytë rresht në formacion, në krah të Darko Velkovskit e Kire Ristevskit në mbrojtje.

Nikolov e Spirovski do të jenë në qendër përpara mbrojtjes, me Stefan Ristov dhe dy shqiptarët Enis Bardhi e Ezgjan Alioski më të avancuar. Në sulm Goran Pandev e Ilija Nestorovski, ndërsa do të mungojë mesfushori i ri Elif Elmas, i pezulluar.

Share: