Gentjan Manuka, mesfushori anësor  i Kastriotit, është larguar nga krutanët pa u mbyllur ende sezonit.

Ish-i i Kamzës, Kukësit, Besës dhe Besëlidhjes, iu bashkua krutanëve në fillim të sezonit, duke dhënë kontributin e tij në skuadrën e drejtuar nga trajneri Afrim Deliu.

Kur ka edhe tre ndeshje për t’u luajtur, mësohet se Manuka është larguar drejt Italisë dhe nuk do të jetë i gatshëm për krutanët deri në fund të sezonit, çka do të thotë se aventura e tij me Kastriotin është mbyllur.

Kjo është largimi i dytë nga krutanët, pasi Manuka ka luajtur edhe më parë këtë skuadër në Superiore dhe afrimi në verë ishte një rikthim për të te Kastrioti.

Tags:
Share: