Kosta Manolas i mbyll përfundimisht derën Interit. Mbrojtësi grek ka vendosur që të qëndrojë te Roma edhe në vitet e ardhshme për të respektuar kontratën që ka me verdhekuqtë e drejtuar nga Luçiano Spaleti.

Manolas prej kohësh është kthyer në një objektiv të Interit, që duan ta fillojnë nga mbrojtja. Mbrojtësi grek mësohet se ishte i përzgjedhuri nga drejtuesit e klubit zikaltër por që tani kanë marrë goditjen përfundimtare.

Manolas ditën e sotme ka deklaruar se nuk e mendon largimin nga Roma dhe se është mjaft i lumtur aty. Për mediat italiane ai u shpreh: “Do ta vendonin drejtuesit të ardhmen e time. Jam i lumtur te Roma dhe nuk e mendoj largimin. Interi? Kam kontratë deri në vitin 2020 te Roma”, ishin fjalët e Manolas.

Share: