Mançester Siti po bën jo vetëm një sezon të mirë në Angli, por vlerësohet edhe jashtë fushe sidomos për shpenzimet. Ashtu si vlerësimet e bëra nga Observatori i Futbollit (CIES) për shpenzimet në dy vitet e fundit, kur ‘’Qytetarët’’ kalonin me pak miliona skuadrën tjetër sheike europiane, Paris SG, edhe në vlerësimin që i bën i njëjti observator vlerës së futbollistëve nga blerjet e tyre, anglezët janë sërish të parët.

Skuadra e Mançester Sitit kushton plot 878 milionë euro kjo edhe pas blerjes së mbrojtësit bask Laporte. PSG vjen pas tyre me një vlerë prej 805 milionë euro shpenzime. Ndërsa rivalët e qytetit të Sitit, Mançester Junajted shënojnë 747 milionë euro shpenzime dhe pas tyre Barcelona me 725 milionë euro.

Këto janë të vetmet skuadra vlera e të cilave për shpenzime, i kalon 700 milionë euro. Në dhjetëshen e parë janë 6 skuadra angleze, ku Evertoni renditet i dhjeti duke kaluar me shpenzime skuadra si, Bajerni i Mynihut, Milan, Totenhem, Atletiko Madrid, Inter. Një skuadër franceze, një italiane dhe dy spanjolle plotësojnë 10-shen e parë.

Ndërsa ndër pesë ligat kryesore në Europë, vendin e parë e mban Premier Liga angleze me 291 milionë euro shpenzime për klub. Ajo ndiqet nga La Liga spanjolle me 131 milionë euro, Seria A italiane me 124 milionë dhe Bundesliga gjermane dhe Ligë 1 në Francë me respektivisht, 114 dhe 97 milionë euro.

28001313_10216291766151943_1348563918_n

Share: