Rei Manaj do të luajë në Spanjë sezonin e ardhshëm futbollistik, duke lënë kështu Italinë, ku është nën kontratën me zikaltrit e Interit, që kërkojnë që sulmuesi të luajë për t’u rritur.

Vjet lushnjari provoi të luante me Peskarën në Serinë A, ndërsa prej janarit iu bashkëngjit skuadrës së Pizës, ku së bashku me Çanin dhe Ujkanin nuk e shpëtuan dot skuadrën italiane të rikthehej në Lega Pro.

Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, Interi po punon për ta huazuar Manajn te Granada, që garon në Segunda Division. Gjithçka po shkon më së miri dhe pritet që finalizimi i marrëveshjes të bëhet të hënën.

Tags:
Share: