Rei Manaj u transferua këtë verë në Spanjë, ku iu bashkua skuadrës së Granadës në formë huazimi nga skuadra e Interit, që zotëron kartonin e sulmuesit nga Lushnja.

Manaj ka gjetur shumë pak hapësira te spanjollët, duke luajtur vetëm si zëvendësues në nëntë takime. Kjo ka ndikuar edhe te marrëdhënia e tij me golin, teksa ka shënuar vetëm një herë.

Së fundmi për të ka pasur edhe probleme fizike, që e penguan sulmuesin të stërvitej të hënën, por dje është bashkuar me grupin dhe është stërvitur normalisht, duke lënë të kuptohet që është i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Rajo Valekanos.

Granada renditet e treta në klasifikim dhe është kandidate për t’u rikthyer në elitën e futbollit spanjoll, teksa Hueska dhe Lugo kanë vetëm dy pikë më shimë se ata në renditje.

Share: