Në kampionatin botëror të zhvilluar në SHBA, Romela Begaj lumturoi gjithë shqiptarët, duke fituar dy medalje, atë të arit dhe argjendit. Një rezultat fantastik i peshëngritëses shqiptare, që ngriti lart flamurin kuqezi.

Begaj u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes dhe fitoi medaljen e argjendit në dygarësh në peshën 69 kg.

Arritje e madhe për sportin tonë që rrallë realizon mrekulli, por ka ardhur lajmi i keq për të gjithë.

Siç citon “Top Channel”, Romela Begaj ka rezultuar me doping dhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes është njoftuar për këtë fakt.

Ky nuk është rasti i parë për peshëngritësen, pasi edhe në dhjetor të vitit 2014, Federata Botërore e Peshëngritjes njoftoi se Begaj kishte rezultuar pozitive në testet anti-doping pas kampionatit Botëror në Kazakistan. Mbetet për t’u parë nëse do kërkohet të bëhet edhe testi B anti-doping.

Begaj është pranë një tjetër dënimi dhe medaljet duhen dorëzuar. Dhe një herë që shpallemi kampionë bote, e shkatërrojmë gjithçka vetë…

Share: